Certifikimi me vulën e cilësisë, Kategoria A

Rea's Sh.p.k është çertifikuar nga Ministria e Bujqësisë me Vulën e Cilësisë, Kategoria A. Certifikata është dorëzuar nga ministri i Bujqësisë, z.Edmond Panariti, në një ceremoni ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta. Z.Panariti ka theksuar se Rea's sh.p.k plotëson më së miri standardet e cilësisë dhe sigurisë së prodhimit të vezëve, të një teknologjie të avancuar, me një cikël prodhimi që zhvillohet i tëri brenda kompanisë. Vula e cilësisë, Kategoria A është një certifikim për eksport të vezëve për konsum familjar jashtë vendit, nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë.