Vlerat

Misioni ynë
Si një kompani lider në tregun shqiptar, “REA’S sh.p.k” ndien detyrimin për të përmbushur jo vetëm kërkesën e konsumatorit për shijen më të mirë, por edhe për të mbuluar nevojat e trupit të njeriut me vlera të plota ushqimore. Stafi ynë mjaft i përkushtuar përbën një aset mjaft të rëndësishëm për kompaninë. Falë vendosmërisë së kompanisë sonë për të ofruar më të mirën e mundshme për të gjithë konsumatorët e saj, ne kemi qenë në gjendje që të ndikojmë në përmirësimin e cilësisë së prodhimit të vezëve nga të gjithë prodhuesit e tjerë të pranishëm në tregun shqiptar.

Vizioni
Që prej themelimit të saj më shumë se një dekadë më parë, kompania “REA’S sh.p.k.” ka patur në qendër të vizionit të saj prodhimin e vezëve më cilësore dhe biologjikisht më të pastra në tregun shqiptar. Falë investimeve të mëdha të kryera ndër vite në bashkëpunim me partnerët tanë të besuar nga Gjermania, ne kemi qenë në gjendje që të ofrojmë për konsumatorin tonë produktet më të mira me çmimet më konkurruese.

Ndër vite kemi arritur të përmbushim çdo objektiv në funksion të vizionit tonë fillestar:

1-Lëndët e para që përdorim janë të gjitha të certifikuara në Europë
2- Standardet tona të prodhimit janë të teknologjisë së fundit.
3-Teknologjia jonë përmbush të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian.

View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/rreth-nesh/vlerat#sigFreeIddd4143669b
View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/rreth-nesh/vlerat#sigFreeId836e92d138
View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/rreth-nesh/vlerat#sigFreeId928a801835
View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/rreth-nesh/vlerat#sigFreeId050cfea18d