Vezë të pjekura në tavë patatesh

Perberesit:

-1 kg patate, të prera në copa të mëdha
Vaj ulliri për gatim
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-1 qepë e prerë hollë
-3 thela hudhër, të shtypura 
-1/4 lugë çaji spec djegës 
-1 lugë çaji piper i kuq 
-1 lugë çaji rigon i thatë
-400 gr domate të grira imët 
-4 vezë 
-Gjethe majdanozi të freskëta, për ta shërbyer
View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/receta-te-ndryshme#sigFreeId67d5a8ee18

 

Përgatitja e tavës me patate

Hapi i parë
Nxehni sobën deri në 200°C/180°C, me ventilator. Vendosini patatet në një tavë pjekjeje dhe spërkatini me vajin e gatimit. Lërini të piqen për 40 minuta, duke i kthyer në mes të proçesit të pjekjes, ose deri sa të marrin një faqe bojëkafe.
Hapi i dytë
Ndërkohë, nxehni vajin në një tigan më zjarr mesatar. Shtoni qepën. Lërini në zjarr, duke i përzierë, për 5 minuta, ose derisa qepët të marrin ngjyrë bojëkafe.Shtoni hudhrat, specin, piperin dhe rigonin e thatë. Gatuajini për një minutë, ose derisa të ndieni aromën. Shtoni domaten. Hidhini kripë dhe piper. Lëreni derisa të vlojë, pastaj uleni zjarrin në mesatar. Lëreni të ziejë për 3 minuta, ose derisa masa të trashet pak. 
Hapi i tretë
Uleni temperaturën e furrës në 180°C/160°C, me ventilator. Hidhni patatet në tiganin e domateve dhe përziejini. Hidhini përsëri në tavën e pjekjes. Krijoni katër hapësira në përzierjen e patateve. Thyeni nga një vezë ne secilën prej tyre.
Hapi i katërt
Piqini për 18-20 minuta, ose derisa e bardha e vezës të jetë e fortë. Hidhini kripë dhe piper. Hidhini majdanozin. Shërbejeni.

  

Krem Karamel

Perberesit:
-6 veze
-1 liter qumesht
-nje pakete vanilje
-1/2 kq sheqer
Per karamelen: 5 luge sheqer 

View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/receta-te-ndryshme#sigFreeId5b43da8abf

 

Përgatitja e Karamelit
Marrim pak sheqer dhe e hedhim në tigan. E vëmë në zjarr derisa te shkrihet dhe të marrë ngjyrë të errët, por kujdes, jo të digjet. Sheqeri i karamelizuar hidhet nëpër forma rrumbullake me diametër 8-15 cm.
Përgatitja e Kremit
Në një enë (jo alumini) rrahim vezët me sheqerin e ngelur. Më pas shtojmë qumështin e nxehur paraprakisht pak nga pak derisa të shkrihet sheqeri. Në fund shtohet pak vanilje. Masa e përgatitur hidhet nëpër format ku më parë kemi hedhur karamelin.
Proçesi i pjekjes për Krem Karamel
Format e mbushura i vendosim në një enë tjetër më të madhe (tavë). Pasi t’i kemi renditur tavën duhet ta mbushim me ujë deri në gjysmën e formave. E vendosim tavën në furrë për 50 minuta me 180°C. Proçesi varion nga lartësia e formave dhe diametri, kështu qe bëni kujdes duke i kontrolluar herë pas here derisa të skuqet paksa pjesa sipër.
Creme Caramel
Pasi të jenë ftohur, për t’i shërbyer duhet që ta kthejmë ëmbëlsirën nga forma. Në këtë mënyre karameli i shkrirë do të dalë sipër, duke i dhëne ngjyrën karakteristike dhe shijen mjaft të njohur nga të gjithë.  

Veze ne fole spinaqi

Përbërësit:

-1/2 kile spinaq
-1 lugë gjelle vaj ulliri
-2 1/2; lugë gjelle gjalp pa kripë
-2 pras
-1/2; gote verë e bardhë
-kripë dhe piper për shije
-4 vezë, në temperaturën e dhomës 

 

View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/receta-te-ndryshme#sigFreeId87bd7766da

Përgatitja 

Ngroheni furrën në 170 gradë Celcius dhe lyeni me gjalp një tavë porcelani të mesme. 

Nxehni një tigan soteje në temperaturë të lartë dhe shtoni një lugë gjelle gjalp dhe një lugë gjelle vaj ulliri. Kur të shkrijë gjalpi, shtoni spinaqin në tigan. Përdorni një kapëse sallate për të përzierë spinaqin, duke e mbuluar me vaj. Vazhdoni ta përzieni spinaqin derisa të fishket. Kur spinaqi të jetë fishkur plotësisht, hiqeni nga zjarri, vendoseni në një tavë të sheshtë, hidhini kripën dhe piperin dhe futeni në frigorifer.  

Hiqini prasit rrënjët dhe pjesën jeshile. Duke përdorur vetëm pjesën e bardhë dhe jeshile të hapur, pritini në copa me gjatësi 2 cm. Pastaj ndajini përgjysëm. Pritini më tej në shirita të hollë (do të merrni 2 1/2-3 filxhanë pras të grirë në shirita të hollë. Futini në një tas me ujë të ftohtë për 5 minuta, derisa papastërtitë të bien në fund të ujit. Mblidheni prasin e grirë me dorë, lëreni të thahet për disa minuta para se t'i gatuani.  

Në një tigan soteje shkrini 1 1/2 lugë gjelle gjalp në nxëhtësi mesatare-të lartë. Shtoni prasin dhe përziejeni. Kur prasi të fillojë të zbutet dhe të fishket, ulni nxehtësinë në mesatare dhe vazhdoni t'i gatuani për 3-4 minuta. Rriteni temperaturën dhe në të lartë dhe shtonji verën e bardhë. Reduktojeni verën derisa të ketë mbetur shumë pak lëng në tigan. Hiqeni tiganin nga zjarri. Hidheni prasin në tavën prej porcelani, duke u siguruar që prasi të zërë gjithë sipërfaqen e tavës dhe hidhini kripë dhe sheqer.  

Largojini lëngun e tepër spinaqit dhe ndajeni në katër pjesë. Hidhini të katër porcionet mbi prasin. Lini një hapësirë mes spinaqit, të paktën 2,5 cm të thellë dhe 5 cm të gjerë.  

Thyemi vezën në një kupë të vogël dhe transferojeni me kujdes në folenë e spinaqit. Nëse e verdha e vezës çahet, hiqeni dhe provoni me një vezë tjetër. Hidhini kripë dhe piper dhe piqeni për 10-12 minuta. Veza do të vazhdojë të ziejë edhe pak pasi ta hiqni nga zjarri, kështu që kini kujdes të mos e mbizieni. 

Për ta shërbyer më lehtë: Përgatitini prasin dhe spinaqin ditën para se t'i shërbeni.

 

Vezë meksikane

Përbërësit:

-6 vezë të freskëta
-2 qepë jeshile, te prera bashkë me pjesen jeshile
-Një domate e freskët, e qëruar dhe e grirë
-Piper
-2 lugë gjelle vaj ulliri
-Kripë
-Rigon
-Gjethe koriandre të freskëta, të grira 

 

View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/receta-te-ndryshme#sigFreeIdd7946bbf90

Përgatitja
Nxehni vajin e ullirit në një tigan të madh në nxehtësi mesatare. Shtoni qepëtdhe skuqini për 1 deri në 2 minuta. Shtoni domatet e grira dhe gatuajini në për disa minuta në nxehtësi derisa të zbuten dhe një pjesë e lagështirës të ketë avulluar. Nuk ka problem nëse dometet marrin një faqe ngjyrë kafe. Shtoni rigonin dhe piperin. Hidhini vezët në tigan, bashkë me salcën. Shtoni kripën. Trazoni përzierjen me një spatul për të përzierë salcën dhe për të rrahur lehtë vezët. Hiqeni nga zjarri kur kur vezët të jenë gatuar në masën e dëshiruar. Shërbehet për 2 ose 3 persona.

Sallatë me Vezë Djalli

Përbërësit:

12 vezë, shumë të ziera dhe të qëruara
¼ filxhan qepë jeshile e grirë
½ fixhan selino e grirë
½ filxhan piper i kuq
3 lugë gjelle mustardë
1/3 fixhan majonez
1 lugë gjelle verë e bardhë ose uthull
Disa pika Tabasco ose salcë tjetër pikante
¼ lugë çaji spec i kuq
Kripë dhe piper i zi  

View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/receta-te-ndryshme#sigFreeId3aa61f807a

Udhëzimet:
Pritini vezët në copa të vogla dhe vendosini në një tas të madh. Shtoni qepët jeshile, selinonë dhe piperin e kuq. Në një tas të vogël përzieni majonezin, mustardën, uthullën dhe Tabascon. Hidhni salcën e majonezit në tasin me vezët dhe perimet. Shtoni specin e kuq dhe piperin e zi për shije. Shërbehet e ftohtë.

Supë Stracciatella

Përbërësit (4 persona)

-4 filxhan lëng pule
-1 vezë e madhe
-4 lugë çaji djathë parmixhan, i grirë shumë imët
-1 lugë gjelle thërrime buke të thekur ose miell (opsionale)
-Pak piper i zi
-Gjethe spinaqi, të prera në rripa të hollë 

View the embedded image gallery online at:
http://reas.al/al/receta-te-ndryshme#sigFreeId4d02488d4e

Përgatitja:
Hidhni lëngun e pulës në një tigan të thellë derisa të ziejë. Në një tas mesatar përzieni vezët, djathin parmixhan thërrimet e bukës (nëse po i përdorni) dhe piperin e zi. Kur lëngu të jetë duke zierë, hidhni spinaqin e prerë. Hidhni përzierjen e vezëve dhe djathit në lëngun që po zien, mos e përzieni. Pas disa sekondash, përziejeni masën e vezës në supë. Lëreni në zjarr të lehtë edhe një minutë. Provojeni supën dhe shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.