Teknologjia dhe partnerët

Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me gjermanët e “BIG-DUTCHMAN” u vendos, që po kjo kompani të projektojë dhe ndërtojë kapanonet bashkëkohore me parametrat më cilësorë të sistemit të ventilimit, ftohjes dhe ushqimit. Kjo u realizua për të parën herë në Shqipëri.
Partnerët tanë gjermanë ndërtuan kapanone krejtësisht të reja për prodhimin e vezëve me anë të teknologjisë dhe standardeve, të cilat i përputhen totalisht kërkesave të ligjit europian mbi të drejtat dhe liritë e shpendëve për prodhim.
Fabrika jonë është e fjalës së fundit të teknologjisë, sepse është modeluar nga specialistët më të mirë të kompanisë “BIG-DUTCHMAN”, me qendër në Gjermani, për të ofruar një kapacitet prodhues deri në 4 ton ushqim të gatshëm çdo orë. Produkti i gatshëm vjen si rezultat i teknologjisë më moderne, që realizon përzierjen efikase të produkteve BIO, si misri, soja, vaji vegjetal dhe mikroelemente të tjera të siguruara nga emra të njohur e të certifikuar në Europë, si “Chemifarma”, “Farmer” apo “Fosfitalia”. Të gjitha këto kanë vetëm një qëllim: “VEZA REA’S” duhet të jetë sa më e pastër biologjikisht, pra sa më e shëndetshme për konsumatorin.


BIG DUTCHMAN
Lider ne ndertimin e impianteve moderne te automatizuara për shpendë dhe kafshë në Evropë

PLURITON
Furnitori yne per blerjen e zogjve

DEGUSSA
Furitori yne per mikroelemete e prodhimit te ushqimit per pulat.

HARTMAN
Furnitori yne per ambalazhimin e vezeve.